Lazio dhe Marseille ndajnë nga një pikë, paqe edhe në Betis-Leverkusen

Lazio dhe Marseille nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim të bardhë pa gola në sfidën e tyre në Europa League. Të dyja ekipet u përpoqën deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës por pa sukses.

Nga një pikë kanë ndarë edhe Betis me Bayer Leverkusen që e mbyllën takimin me rezultatin 1-1. Golit të Inglesias me penallti ju përgjigj Andrich pak minuta më vonë duke vendosur gjithçka në baraspeshë.

Ndërkohë, fitore kanë arritur Braga dhe Rapid Vienna, respektivisht kundër Ludogorets dhe Dinamo Zagrebit. Për portugezët mjaftoi një gol i Horta që në fillimin e takimit për të vulosur rezultatin 1-0 dhe për tu kthyer me tre pikët në shtëpi. Sakaq, për ekipin austriak ishin Grull dhe Hofmann që e bënë të pavlefshëm golin e Orsic duke e mbyllur takimin me rezultatin 2-1.

Në barazim u mbyll edhe ndeshja ndaj Fenerbahce dhe Antëerp me rezultatin 2-2. Golit të hershëm të Samatta ju kundër përgjigj Valencia me një dygolësh për ekipin turk. Megjithatë, belgët nuk u dorëzuan duke shënuar edhe golin e barazimit me Gerkens. /oversport.tv