Lazio dhe Newcastle kthehen në Champions, ja skuadrat që siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm

Fillon të marrë formë edicioni i ardhshëm i Champions League. Janë 18 skuadra që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Dy ekipet e fundit që kanë prerë një biletë për fazën finale të turneut, janë Lazio dhe Newcastle, këta të fundit kthehen të luajnë në Champions pas një mungesë 20-vjeçare.

Në total, deri më tani janë kualifikuar 56 skuadra që do më marrin pjesë në edicionin e ri të turneut, që do të startojë në qershor dhe do të përfundojë me finalen e “Uemblit” në vitin 2024. / Oversport.tv