Lazio dhe Roma hedhin sytë nga Ligue 1, tentojnë dy lojtarë

Lazio dhe Roma po mundohen të përforcohen. Bardhekaltrit janë në bisedime të avancuara me Layvin Kurzaëa të PSG.

Mbrojtësi i majtë është preferencë e trajnerit Sarri, i cili ka përdorur Elseid Hysajn në atë pozicion. PSG do 4 milion euro për kartonin e mbrojtësit, por marrëveshja mund të mbyllet me 2.5 milion.

Lazio ndërkohë ka gati një kontratë 2.5 vjeçare për mbrojtësin. Sa i takon Romës, Mourinho do një mesfushor të Marseille.

Dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe verdhekuqtë duan të transferojnë në Serie A Boubacar Kamara, i cili më parë është lakuar si objektiv i Milanit.

Kamara ka kontratë deri në fund të sezonit dhe ndaj tij nuk mungojnë ofertat, por Roma është e para në listë për momentin. / oversport.tv