Lazio ka arritur të mposhtë Empolin me rezultatin 2-0 në transfertë dhe e ka mbyllur këtë kampionat në vendin e dytë të klasifikimit. Goli i parë i këtij takimi u shënua nga Alessio Romagnoli në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa i dyti nga Luis Albreto në fund.
Empoli nga ana tjetër renditet përfundimisht në vendin e 14-të të klasifikimit të Serie A për sezonin 2022/23. Ndërsa në ndeshjen tjetër të së njëjtës orë, Salernitana ka pësuar një humbje ndaj vendit të parafundit të renditjes.
Cremonese ka arritur ta mbyllë aventurën në Serie A me një fitore me shifrat 2-0. Golin e parë të kësaj sfide e realizoi Buonaiuto nga pika e bardhë e penalltisë, kurse të dytin Tsadjout. Salernitana e mbyll këtë kampionat në vendin e 15-të të renditjes, ndërsa Cremonese e parafundit. /oversport.tv