Lazio dhe Bologna e kanë mbyllur me fitore vitin 2021 në Serie A. Në javën e 19-të të Serie A, ekipi i Sarrit mposhti me rezultatin 3-1 në transfertë Venezian, ndërsa në ndeshjen tjetër Bologna po në transfertë mposhti Sassuolon me rezultatin 3-0.
Ishte Pedro që hapi siparin e golave për Lazion që në minutat e para të takimit më anë të Pedro. Sulmuesi spanjoll konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon në drejtimin e Sarrit. Megjithatë, Forte baraspeshoi gjithçka për Venezian duke e mbyllur edhe pjesën e parë në 1-1.
Avantazhin për herë të dytë Lazios ia dha Acerbi në fillimin e pjesës së parë, ndërkohë që takimin e vulosi në fundin e takimit Luis Alberto duke vendosur edhe rezultatin final në tabelë në 3-1
Bologna ndërkohë ka zhvilluar një ndeshje gati perfekte ndaj Sassuolos. Ekipi i Mihajlovic kaloi në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me anë të Orsolinit dhe Hickey.
Më pas ata u përpoqën të administronin rezultatin dhe ia dolën mjaft mirë duke i neutralizuar të gjitha përpjekjet e Sassuolos. Në fund ata gjetën edhe golin e tretë falë Santander pak minuta përpara se arbitri të sinjalizonte përfundimin e takimit.
Kështu, Lazio ngjitet në kuotën e 31 pikëve ndërsa Venezia me 17 pikë. Bologna ngjitet në vendin e dhjetë me 27 pikë, tre më shumë se Sassuolo e vendit të 12-të.
SERIE A – JAVA E 19-TË
VENEZIA-LAZIO 1-3
Shënues: Forte 30’ / Pedro 3’, Acerbi 48’, Alberto 90+5SASSUOLO-BOLOGNA 0-3
Shënues: Orsolini 36’, Hickey 44’, Santander 90+4