Lazio eliminohet me nder, Atalanta e Leipzig kualifikohen! S’ka mrekulli në Zagreb

Atalanta, RB Leipzig, Sevilla dhe Porto janë skuadrat e para të kualifikuar në 1/8-at e Europa League. Skuadra e Gasperinit nuk e ka diskutuar kualifikimin, madje në Greqi kundër Olympiacos ka fituar bindshëm me rezultatin 3-0. Atalanta e zhbllokoi ndeshjen me Maehle pesë minuta nga fundi i pjesës së parë. Në të dytën skenën e mori ukrainasi Malinvosky.

Mesfushori me tipare sulmuese pas golit të parë shpalosi edhe një mesazh poshtë bluzës së tij, duke shkruar “Jo luftës në Ukrainë”. Lazio, ashtu si në ndeshjen e parë, është përmbysur nga Porto, por me ndryshimin që në fund barazoi dhe sfida u mbyll 2-2.

Immobile ishte ai që e ndëshkoi skuadrën portugeze, ndërsa më pas miqtë fituan një penallti me ndihmën e VAR. Taremi nuk fali dhe e çoi në rrjetë. Në pjesë e dytë Porto realizoi sërish, këtë herë me Uribe. Lazio u mundua shumë me Luis Alberto – goditi shtyllën – dhe Immobile, por nuk e shmangën dot eliminimin. Cataldi barazoi në shtesë, por ishte vonë.

Sevilla ka menaxhuar fitoren e parë në Spanjë. Spanjollët u mundën me një gol nga Dinamo Zagreb sonte dhe kalojnë në 1/8-at e finaleve të Europa League. Polemika të shumta do të ketë për një penallti të padhënë për kroatët në pjesën e parë.

Skuadra tjetër spanjolle, Real Sociedad, është eliminuar pasi humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Takimi i parë kishte përfunduar 2-2, kurse në duelin e sotëm “Demat” fituan një penallti në fundin e pjesës së parë.

Andre Silva u ndal nga portieri, por portieri e devijoi topin që shkoi te Orban. Ky i fundit nuk fali dhe shënoi. Sulmuesi portugez më pas e shleu gabimin dhe realizoi të dytin për Leipzig. Baskët u përgjigjen me Zubimendi, por në fund një penallti e Forsberg i mbylli llogaritë. / oversport.tv

EUROPA LEAGUE – 1/16 e finaleve
E enjte, më 24 shkurt, ora 18:45

Dinamo Zagreb-Sevilla 1-0 (3-1)
Shënues:
Orsic (pen.) 65’

Lazio-Porto 2-2 (1-2)
Shënues:
Immobile 19’, Cataldi 90+4’ / Taremi (pen.) 31’, Uribe 68’

Olympiacos Piraeus-Atalanta 0-3 (1-2)
Shënues:
Maehle 40’, Malinovsky 67’, 69’

Real Sociedad-RB Leipzig 1-3 (2-2)
Shënues:
Zubimendi 67’ / Orban 39’, An. Silva 59’, Forsberg (pen.) 88’

Foto: Atalanta B.C., Twitter