Një derbi që ka hyrë në histori, një derbi i paharrueshëm. Lazio feston 26 majin e vitit 2013, ditën speciale të 10 viteve më parë që i dhuroi klubit bardhekaltër Kupën e Italisë në finalen e fituar kundër rivalëve të Romës.
Në rrjetet sociale klubi bardhekaltër ka postuar një foto me lojtarët më përfaqësues të asaj finaleje, me shkrimin “Të pavdekshëm. Kanë kaluar 10 vite, por këta heronj mbeten … Të pavdekshëm”.
Kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthejnë në komente duke kujtuar atë sukses të skuadrës së tyre përballë rivalëve të Romës të vulosur nga një goli i Lulic në minutën e 71-të. / Oversport.tv
26.05.2013 – 26.05.2023
Sono trascorsi dieci anni,
ma questi eroi rimarranno…
𝐈 𝐌 𝐌 𝐎 𝐑 𝐓 𝐀 𝐋 𝐈 pic.twitter.com/b8ucgPmeFI— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 26, 2023