Lazio gjen mbrojtës, shumë pranë firmës me lojtarin e Juventusit

Aventura e Luca Pellegrinit në Gjermani, mund të përfundojë më shpejt nga sa pritej. Ish-mbrojtësi i Juventusit nuk i ka bindur gjermanët e Eintracht Frankfurt dhe është pranë rikthimit në kombin e tij.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Pellegrini do të rikthehet në Itali që në janar, por jo sërish te Juventusi. Lazio dhe 23-vjeçari mund të bien dakord për një transferim në Romë të mbrojtësit që në merkaton e janarit.

Vetë Pellegrini është i interesuar për projektin e Maurizio Sarrit tek bardhekaltrit dhe beson se ky është hapi i duhur në karrierën e tij.

Italiani u huazua për 1 vit nga Juventusi verën e 2022 në drejtim të Eintracht Frankfurt, por duket se ai nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit gjerman. Në 14 paraqitje për Frankfurtin, Pellegrini nuk ka shënuar apo asistuar asnjëherë deri më tani. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook