Lazio-Inter në kujtimet e Marco Materazzit, 5 maji dhe Simone Inzaghi

Kur thua Lazio-Inter menjëherë të vete mendja tek data 5 maj. Kanë kaluar pothuajse 20 vjet, plaga është mjekuar me shumë tituj dhe Tripletën zikaltër, por vazhdon të mbetet një dhimbje konstante në memorjen kolektive të interistëve, siç e konfirmon edhe Marco Materazzi, duke rikujtuar lotët e asaj dite:

“Nga hiri i asaj humbjeje kemi rinisur dhe pas një viti ndërtuam diçka të rëndësishme. Ai ishte viti im i parë, ndërsa të fundit e dini të gjithë sesi përfundoi…”.

Në fushën e lojës, në atë 5 maj të vitit 2002, ishte edhe një lojtar me emrin Simone Inzaghi, sulmues 26-vjeçar, autori i golit të katërt në minutën e 73-të, që vulosi humbjen 4-2 të zikaltërve, që tani e kanë zgjedhur që të mbrojë kampionatin e fituar, pas largimit të Contës:

“Po bën një punë shumë të mirë. Është një trajner që ka bërë gjëra shumë të mira te Lazio dhe megjithëse ishte në pozicion komod atje, vendosi që provonte një sfidë të re”, ka thënë Materazzi për teknikun e ri të zikaltërve.

Si pasardhësin e tij, zgjedh Alessandro Bastonin dhe jo vetëm për faktin se të dy i bashkon këmba e majtë. “Pasardhësi? Uroj që në të shkuarën të kem qënë në lartësinë e tij. Është një lojtar shumë i mirë dhe po e tregon. Ka një personalitet të pabesueshëm”, ka përfunduar ish-mbrojtësi zikaltër. / Oversport.tv