Lazio kërkon përforcime në mesfushë, bardhekaltërit i kanë vënë syrin lojtarit të PSG-së

Lazio kërkon që të përforcojë skuadrën në prag të sezonit të ri dhe i ka vënë syrin mesfushorit Leandro Paredes, që pas huazimit te Juventusi sezonin e kaluar është rikthyer te PSG.

Argjentinasi ka edhe një vit kontratë me klubin francez, por parisienët janë të gatshëm të gatshëm ta lënë të largohet edhe nëse vjen ndonjë ofertë jo shumë e lartë.

Paredes, që kërkon të qëndrojë në Itali dhe të luajë në Champions League, do të ishte profili perfekt për mesfushën e Lazios, por argjentinasi mund të kthehet në një mundësi edhe për Milan dhe Inter. / Oversport.tv