Lazio kërkon të dalë nga kriza, Napoli synon të rikthehet i vetëm në krye

Torino-Lazio dhe Sampdoria-Napoli janë dy ndeshjet e Serie A që do të luhen në orën 18.30 dhe do të transmetohen Live respektivisht në kanalet Oversport 2 dhe Oversport 1.

Torino po kalon një moment të mirë, pasi ka arritur 2 fitore në 2 ndeshjet e fundit në kampionat. Vendasit synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe në sfidën e sotme kundër Lazios.

Belotti do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme për vendasit, ashtu si Praet, ndërsa Pjaca është në dyshim.

Miqtë nga kryeqyteti po kalojnë një moment të vështirë dhe sot synojnë të bëjnë kthesën e shumëpritur. Zaccagni do të mungojë kundër Torinos, por pritet që tekniku Sarri (i skualifikuar për këtë takim) të bëjë disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Cagliarit.

Formacionet e mundshme:

Torino (3-4-2-1): V.Milinkovic-Savic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Pobega, Mandragora, Ola Aina; Linetty, Brekalo; Sanabria

Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Radu; S.Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.

Ndeshja tjetër – Napoli shkon në transfertën e sotme në stadiumin “Luigi Ferraris” kundër Sampdorias në kërkim të tre pikëve që të rikthehet sërish i vetëm në krye të renditjes së Serie A.

Skuadra e Spallettit duhet t’i përgjigjet sukseseve të Milanit dhe Interit, prandaj do të kërkojë fitoren e pestë radhazi në kampionat në ndeshjen e sotme.

Por, edhe vendasit janë në formë, pasi në fundjavë kanë arritur fitoren e parë në kampionat në transfertë kundër Empolit dhe sot synojnë një tjetër sukses përballë tifozëve të vet.

Formacionet e mundshme:

Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Ekdal, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.

Napoli: (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.