Lazio me fat, një përballje e vështirë e pret Fiorentinën

Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti i Play Off-it të Conference League, që ka dhuruar disa përballje shumë interesante.

Shorti ka qenë bujar me skuadrën e Sarrit, pasi Lazio do të ndeshjet me rumunët e Cluj. Një përballje më e vështirë për Fiorentinën që duhet të masë forcat me portugezët e Bragës.

Qarabag do të ndeshet me Gent, ndërsa Trabzonspor do të sfidojë Baselin. Bodo Glimt do të luajë kundër polakëve të Lech Poznan, ndërsa AEK Larnaca do të sfidojë Dnipron.

Ludogorets-Anderlecht dhe Sherif Tiraspol-Partizan janë dy sfidat e tjera të Play Off-it të Conference League.

NDESHJET

QARABAG-GENT

TRABZONSPOR-BASEL

LAZIO-CLUJ

BODO GLIMT-LECH POZNAN

BRAGA-FIORENTINA

AEK LARNACA-DNIPRO

SHERIFF TIRASPOL-PARTIZAN

LUDOGORETS-ANDERLECHT

Ndeshjet e Play Off-it do të zhvillohen në 16 dhe 23 shkurt. Faza e 1/8-ve të finales në datat 9 dhe 16 mars, ndërsa çerekfinalet në 13 dhe 20 prill.

Fituesit e 8 sfidave të Play Off-it do t’u bashkohen 8 skuadrave që fituan grupet e UEFA Conference League për të kompletuar 16 skuadrat më të mira të turneut. Shorti për fazën e 1/8-ve të finales do të hidhet në 24 shkurt.

Foto: UEFA Europa Conference League Twitter