Lazio nis gjuetinë për portier, Kepa dhe Meret kandidatët kryesorë

Në kampin e Lazios janë në kërkim të një portieri. Strakoshës i skadon kontrata në fund të sezonit dhe aktualisht nuk po punohet për rinovimin e saj, ndërsa Reina ka qenë i paqëndrueshëm në rendiment, prandaj drejtuesit bardhekaltër po kërkojnë me ngulm një tjetër mbrojtës ekstrem.

Maurizio Sarri kërkon që të blindojë këtë pozicion delikat në skuadër dhe i preferuari i tij është Kepa i Chelseat, por nuk mungojnë edhe alternativat e tjera.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Vëmendja e klubit kryeqytetas është përqendruar edhe tek Alex Meret, që nuk po arrin të gjejë hapësira tek Napolit dhe ka dyshime për rinovimin e kontratës me klubin “axurr”.

Një tjetër kandidat është edhe Diogo Costa i Portos, kundërshtarja e ardhshme e Lazios në Europa League. / Oversport.tv