Lazio pranë blerjes së një mbrojtësi, braziliani zbarkon në kryeqytet

Igli Tare po lëviz në merkato për të forcuar ekipin dhe për të plotësuar dëshirat e Maurizio Sarrit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me një mbrojtës të majtë.

Bëhet fjalë për brazilianin Pedrinho i lindur më vitin 2002. Këtij të fundit i skadon kontrata më 31 dhjetor me Santos dhe Lazio po pret për fundin e qershorit që të bëjë gjithçka zyrtare.

Sakaq, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Pedrinho ndodhet në kryeqytetin italian për të zgjidhur procedurat për nënshtetësinë italiane. Për të është gati një kontratë 3-vjeçare me Lazion. /oversport.tv