Lazio rikthehet te fitorja pas tre ndeshjes dhe kap Romën në klasifikim. Skuadra kryeqytetase ka mposhtur Sampdorian në transfertë me rezultatin 3-1.
Skuadra e Sarri bëri një ndeshje të mirë dhe në fushë nga fillimi ishin edhe Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Ky i fundit ishte në lartësinë e duhur, pavarësisht golit të pësuar.
Lazio e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar me Milinkovic-Savic golin e parë, ndërsa më pas e mori skenën Imobbile, që i çoi shifrat në 3-0 me dy golat e shënuar.
Mesfushori serb në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave. Në fund Sampdoria realizoi golin e nderit dhe takimi përfundoi 1-3 në favor të Lazios.
SERIE A – JAVA 16
Sampdoria-Lazio 1-3
Shënues: Gabbiadini 89’ / Milinkovic-Savic 7’, Immobile 17’, 37’
/ oversport.tv