Leao: Ndeshja ndaj Portos një finale, duam tre pikët

Sfida ndaj Portos- “Të luash kundër Portos është gjithmonë e vështirë, ata kanë cilësi të mëdha dhe nuk do të jetë një ekip i lehtë për tu përballur. Nesër për mua dhe shokët e skuadrës është një finale që duhet ta fitojmë, na duhen pikë. Që nga minuta e parë ne duam të fillojmë vrullshëm. Megjithatë, do të duhet të jemi të kujdesshëm sepse Porto është një ekip i mirë që ka cilësi dhe dëshiron pikë. Ata me siguri do të duan të fitojnë çdo duel sepse edhe si ne janë të detyruar të grumbullojnë pikë”.

Mundësia për tu bërë lojtar i klasit botëror- “Në çdo stërvitje po përpiqem të rritem, jam në një klub të madh që mund të më ndihmojë në këtë aspekt”.

Ndryshimi midis Serie A dhe Champions League- “Serie A është një kampionat shumë i vështirë. Unë personalisht luftova dhe pashë ndryshimin në krahasim me të kaluarën. Liga e Kampionëve është një ëndërr e fëmijërisë, është një emocion unik dhe dua të përfitoj nga dëshira që kam për të bërë më të mirën e mundshme”. /oversport.tv