Leao ndez derbin e Milanos: Duam të fitojmë para tifozëve tanë

“Derbi i Milanos është i ngjashëm me atë të Lisbonës që kam përjetuar. Në fushë është një betejë dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme”. Kështu i ka nisur fjalët e tij Rafael Leao, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”. Sulmuesi portugez foli në prag të derbit të Milanos që do të luhet të dielën më 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.

KUJTIMET NË DERBI-  “Mbaj mend mirë atmosferën e mrekullueshme në derbin tim të parë, edhe pse e humbëm. Më pas atë që fituam vitin e kaluar me asistimin tim tek Ibra. Këtë vit ne duam të fitojmë para tifozëve”.

PIOLI-MALDINI-IBRA– “Pioli është një trajner kërkues. Maldini është një idhull që flet me thjeshtësi në mënyrë që secili prej nesh të japë më të mirën. Pastaj Zlatan, një shembull i vërtetë për të kaluarën dhe për të tashmen”. /oversport.tv