Leao po shkëlqen, Milani programon takim me Jorge Mendes për rinovimin

Leao dhe Milan po mendojnë të zgjatin bashkëjetesën e tyre, edhe pse sulmuesi i blerë te Lille ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Portugezi ka nisur sezonin e tretë me kuqezinjtë dhe duket një lojtar krejt tjetër. Leao është kthyer në një lider te Milani dhe normalisht ata po mendojnë rinovimin e marrëveshjes aktuale.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se në javët në vazhdim është programuar një takim me menaxherin e Leao, të famshmin Jorge Mendes.

Milani kërkon të bindë menaxherin dhe sulmuesin për të nënshkruar një kontratë të re, të vlefshme deri më 30 qershor 2026. / oversport.tv