LeBron fals pozitiv, do të jetë në fushë kundër Clippers

LeBron James i ka surprizuar të gjithë pasi ka rezultuar negativ në testet e fundit të Covid-19. Numri 6 i Los Angeles Lakers është shëruar plotësisht nga infektimi dhe tashmë është i gatshëm të zbresë në fushë.

Ai ishte në izolim në Sacramento dhe i është nënshtruar tetë tamponëve të tjerë. Të gjithë testet kanë rezultuar negativ dhe ai pritet të rikthehet në parket.

Ajo që i ka surprizuar më shumë mediat është se gjiganti i NBA pritet të jetë në fushë që në ditën e nesërme. Lakers do të luaj derbin kundër Clippers dhe numri 6 do të jetë për të dhënë spektaklin e tij. /oversport.tv