LeBron James bëhet zyrtarisht shënuesi më i mirë në historinë e NBA

LeBron James është bërë zyrtarisht shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA. 38-vjeçari theu rekordin e mbajtur nga Kareem Abdul-Jabbar për 39 vite me 38,387 pikë të shënuara.

Në 10 sekonda të mbetura, ylli i Los Angeles Lakers shënoi pikën e tij të 36-të të lojës dhe të 38,388-ën në karrierën e tij. “Unë vetëm dua të them faleminderit për tifozët e Lakers. Ju jeni të një lloji të veçantë.

Të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë pjesë e kësaj lojë me mua, dua të them që ju falenderoj shumë, sepse unë nuk do isha pa ju.” – u shpreh LeBron James pas thyerjes së rekordit.

“Mbreti” i Basketbollit, ka arritur të fitojë 4 herë titullin e NBA. Dy titujt e parë, James i fitoi me Miami Heat me të cilët u bashkua në vitin 2010.

38-vjeçari arriti të udhëheqë Cleveland për titullin e parë kampion në hostorinë r tyre në vitin 2016.

Në vitin 2018, James u bashkua me Lakers me të cilët ëshë protagonist dhe tashmë. Në vitin 2020, ylli amerikan arriti të fitojë titullin me skuadrën e tij.

Kjo është tabela e shënuesve më të mirë në historinë e NBA. Deri ditën e djeshme mbahej nga Kareem Abdul-Jabbar, por tashmë e kryeson LeBron James me një pikë më shumë. /oversport.tv

Foto: Los Angeles Lakers, Twitter