LeBron kalon Kobe Bryant, është ai shënuesi më i mirë i ditës së Krishtlindjes

LeBron James ka zbritur në fushë në 16 raste në ditën e Krishtlindjes, duke barazuar kështu rekordin e ndeshjeve të luajtura në parket në 25 dhjetor që mbahej nga Kobe Bryant.

Në ndeshjen e djeshme kundër Brooklyn Nets, ylli i LA Lakers shënoi 39 pikë dhe falë tyre është ngjitur në vendin e parë në renditjen e lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë në këtë ditë feste.

LeBron James ka kaluar kuotën e 400 pikëve të shënuar në ditën e Krishtlindjeve (422), duke parakaluar në këtë renditje pikërisht “Black Mamba” (Kobe Bryant) që ishte ndalur në kuotën e 395 pikëve. / Oversport.tv