Lecce bën surprizën në Kupë, mposht Spezian dhe shkon në 1/8 e finales

Lecce ka dhuruar surprizën në Kupën e Italisë, pasi ka mposhtur 2-0 Spezian në stadiumin “Picco” dhe është kualifikuar për në 1/8 e finales së turneut.

Të dyja skuadrat kishin bërë shumë ndryshime në formacionin titullar, por në fund kanë qenë puliezët ata që me meritë kanë siguruar një vend në turin tjetër të turneut.

Lecce ka zhbllokuar sfidën në minutat e fundit të pjesës së parë me golin e Listkowski, ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Calabresi, që me golin e shënuar ka vulosur fatin e kësaj sfide. Puliezët do të përballen me Romën në fazën tjetër të Kupës së Italisë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Vazhdon momenti negativ i Spezias, që në kampionat ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit dhe tashmë detyrohet ti thotë lamtumirë edhe Kupës së Italisë.

Manaj nuk ka luajtur për asnjë minutë në këtë sfidë, ndërsa Dermaku ka luajtur gjatë gjithë takimit. / Oversport.tv

Kupa e Italisë / Turi i Dytë (eliminim direkt)

Spezia-Lecce 0-2

Listkowski 43, Calabresi 55’