Leclerc arrin “pole position” në Baku, lë pas dy pilotët e Red Bull

Charles Leclerc ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit pasi ka arritur “pole position” dhe do të niset i pari në garën e nesërme. Piloti i Ferrarit fluturoi në xhiron e tij finale duke regjistruar edhe kohën më të shpejtë në këtë pistë.

Nga vendi i dytë do të niset piloti i Red Bull Sergio Perez, i cili la pas shokun e tij të skuadrës Max Verstappen. Vendi i katërt sakaq për pilotin tjetër të Ferrarit që nuk arriti dot të përmirësohej në xhiron e fundit, ndërsa nga vendi i pestë do të startojë garën George Russell me Merecedes.

Paraqitje e mirë edhe për Pierre Gasly me Alpha Tauri që u rendit i gjashti duke lënë pas shtatë herë kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton. Edhe piloti tjetër i Alpha Taurit regjistroi një kohë të mirë pasi u rendit i teti, ndërsa top 10 u mbyll nga Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso. /oversport.tv

Foto: Formula 1, Twitter