Formula 1 është në fazën e testimit dhe pas Barcelonës tashmë radhën e ka pista e Bahrein. Ferrari është duke bërë mirë në këtë prag sezoni, ndërsa për të prezantuar paraqitjet e makinës së re, Charles Leclerc dha një intervistë për mediat.
“Është një makinë e qëndrueshme, ne dolëm mirë në të gjitha xhiro dhe nuk kishte shumë probleme. Do të thotë shumë dhe asgjë, fillimi me një projekt si ky është i rëndësishëm dhe na bën të ndihemi të sigurt.
Është ndryshe dhe agresive në krahasim me vitin e kaluar, po punojmë shumë më tepër dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi në drejtimin e makinës. Frenimi është ndryshe pasi makina është më e rëndë. Duhet të mësohemi me të sepse të gjithë kemi vështirësi me disa kilogramë shtesë.
Puna me simulatorët na ka ndihmuar shumë. Në javën e ardhshme duhet të punojmë shumë për sa i përket frenimit. Shoferi që do të përshtatet i pari me makinat e reja do të mbizotërojë”.
SEZONI I RI- “Unë do të doja të luftoja për fitore, bashkë me Sainz. Po punojmë në mënyrën e duhur, kemi ndryshuar shumë herë metodën e punës dhe po korrim ato që kemi mbjellë. Duhet të jemi më konkretë dhe të luftojmë për të fituar gara”. /oversport.tv
Foto: Scuderia Ferrari Twitter