Leclerc: Ferrari po rritet, të kthehemi kompetitivë sezonin e ardhshëm

Leclerc ka thënë në një intervistë të dhënë për “Sky Sport 24”, pas vendit të katërt të arritur në Çmimin e Madh të Turqisë: “Jam i zhgënjyer sepse nuk arrita të ngjitesha në podium, do të më bënte mirë që të hipja në podium.

Nuk ekzistojnë mrekulli në Formula 1, të gjithë punojnë për t’u përmirësuar, por unë kam përshtypjen se Ferrari po rritet më shumë se skuadrat e tjera. Unë mendoj gjithmonë për fitoren, duket jorealiste, por nëse mungojnë edhe 6 gara deri në fund të sezonit, unë do të synoj 6 fitore”.

Në Çmimin e Madh të Turqisë, Ferrari u shfaq mirë, duke rritur entuziazmin e tifozëve. Luftoi për vendet e para, madje tentoi edhe fitoren me Charles Leclerc, derisa u parakalua nga Valtteri Bottas, që prishi planet e skuadrës së kuqe.

Përmirësimet e fundit të Ferrarit e bëjnë optimist pilotin për sezonin e ardhshëm: “Pas vitit 2020, që ka qënë një vit i vështirë, filluam të punojmë në drejtimin e duhur. Në 6 garat e mbetura do të punojmë për t’u rritur, për të filluar sezonin e ri në Formula 1 në vitin 2022, në mënyrën më të mirë”. / Oversport.tv