Leclerc: Fillim i mirë i sezonit, por Red Bull nuk e ka shfaqur fuqinë e vet

Është një Ferrari që po shkëlqen në garat e para të këtij sezoni në Formula 1, ndërsa në provat e lira të Çmimit të Madh të Australisë, dyshja Sainz-Leclerc kanë shkëlqyer duke arritur vendin e parë respektivisht në vendin e parë në praktikën e parë dhe të dytë.

“Për sa i përket kësaj të premteje, për mua ka qenë disi e komplikuar- ka thënë Leclerc për mediat. Në seksionin e parë të provave ka qenë disi e vështirë, por arrita të përmirësohem në provën e dytë. Mendoj se ka ende shumë punë për të bërë, pasi askush nuk ka bërë ende një xhiro perfekte.

Mendoj se Red Bull nuk ka shfaqur sot të gjithë potencialin e tyre, Max (Verstappen), pati edhe trafik gjatë provave, ndërsa dueli do të jetë shumë i luftuar. Mendoj se duhet të maksimizojmë makinën tonë”.

Për makinën e kuqe foli edhe Carlos Sainz i cili konfirmoi se ky sezon ka pasur një fillim shumë të mirë: “Ka qenë një e premte interesante, kishte shumë elementë të rinj për t’u marrë në konsideratë në krahasim me herën e fundit që garuam këtu.

Pista është krejtësisht ndryshe nga ajo që mbaja mend, është shumë më e shpejtë dhe asfalti i rinovuar më dha ndjesi krejtësisht ndryshe. Duhet të punojmë më shumë për menaxhimin e gomave, por në përgjithësi mendoj se kemi një pikënisje të mirë”. /oversport.tv

Foto: Scuderia Ferrari, Twitter