Leclerc niset i pari në Francë, e ndjekin dy pilotët e Red Bull

Charles Leclerc ka qenë fantastik në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës dhe ka arritur “pole position” duke lënë pas kampionin në fuqi Max Verstappen. Piloti holandez i Red Bull u rendit i dyti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sergio Perez do ta nisë nga vendi i tretë.

Vendi i katërt për 7 herë kampionin e botës Leëis Hamilton me Mercedes, që ndiqet nga dy bashkëkombasit e tij Lando Norris dhe George Russell. Fernando Alonso me Alpine do të niset nga vendi i 7-të duke lënë pas Yuki Tsunodan.

Top 10 mbyllet me Daniel Riçiardo dhe Esteban Ocon. Sakaq edhe pse ishte në një formë shumë të mirë në ditën e sotme, Carlos Sainz me Ferrari do ta nisë garën e nesërme nga vendi i fundit për shkak se ka ndryshuar motor. /oversport.tv

Foto: Formula 1, Twitter