Leclerc sërish pozitiv me Covid, Ferrari: Piloti ka simptoma të lehta

Charles Leclerc ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lajmin e ka bërë zyrtarë vetë skuadra e Ferrarit përmes një postimi në Twitter.

“Sipas protokollëve të FIA-s dhe skuadrës, Charles i është nënshtruar një tamponi pas rikthimit të tij nga Abu Dhabi. Piloti është mirë, ka simptoma të lehta dhe ndodhet në izolim në shtëpinë e tij”, shkruhet në njoftimin e skuadrës italiane.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Charles Leclerc, që ka zbritur në pistë të martën në testet e para në prag të sezonit të ardhshëm, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus edhe janarin e kaluar. /Oversport.tv