Tre fitore rresht, tre humbje rresht: Në një krah Arsenali dhe në krahun tjetër Leeds, në një krah festë, në krahun tjetër zhgënjim.
“Topçinjtë” nuk falën as sonte, duke mposhtur skuadrën e Marcelo Bielsa me rezultatin 4-1. Ai që spikati ishte sulmuesi Martinelli, ai i cili i dha udhë fitores së Arsenali me dy golat që i dhanë epërsinë e dyfishte skuadrës së tij.
Një tjetër talent, Saka, i çoi shifrat 3-0 që në pjesën e parë dhe praktikisht i mbylli llogaritë. Leeds mori një penallti shprese, që u kthye në gol nga Raphinha.
Gjithsesi çdo shpresë e preu Smith Rowe, i cili shënoi edhe golin e katërt për Arsenalin, që shkon në kuotën e 32 pikëve dhe renditet në vendin e katërt për momentin.
Premier League – JAVA 18
Leeds-Arsenal 1-4
Shënues: Rapinha (pen.) 75’ / Martinelli 16’, 29’, Saka 42’, Smith Rowe 84’
/ oversport.tv