Lega Serie A ende pa president, dështon edhe ky raund i votimeve

Dukej se zgjedhja e presidentit të ri të Lega Serie A mund të ishte një formalitet, por votimi i ri i sotëm përfundoi pa një kandidat të zgjedhur. 19 fletë votimi bosh, kundrejt vetëm një vote të vetme për kandidatin kryesor Carlo Bonomi.

Diferencë e vogël edhe në raundin e dytë me 17 fletë votimi bosh dhe 2 të tjera të pavlefshme. Si rrjedhojë, edhe në këtë seancë votuese nuk u zgjodh presidenti i ri i Lega Serie A.

Në mbledhjet e ardhshme, tashmë do të ndryshojnë kushtet për zgjedhjen e presidentit. Mjafton vetëm një shumicë e thjeshtë votash për të zgjedhur presidentin e ri. Pra praktikisht për zëvendësuesin e Dal Pino do të mjaftojnë vetëm 11 vota nga 20 që janë gjithsej.

Në dy raundet e para nevojiteshin të paktën 14 vota. /oversport.tv