Lega vendos: “Lojë spektakolare dhe efektive”, Spalleti më i miri i shtatorit

Luciano Spalleti dhe Napoli nuk kishin rivalë në 6 ndeshje e para të Serie A dhe trajneri në fjalë është zgjedhur më i miri i muajit shtator. Skuadra e tij fitoi 2 ndeshje në gusht dhe katër të tjerat në muajin pasardhës dhe tashmë ka marrë këtë vlerësim.

Napoli i tij kryeson kampionatin me 18 pikë, dy më shumë se Milani i Stefano Pioli. Lega Serie A ka dalë me komunikatë dhe thekson se zgjedhja e Spalletit është bërë duke u bazuar te rezultatet, lojërat dhe sjelljet e trajnerëve gjatë ndeshjeve.

Në komunikatë mes të tjerash shkruhet: “Jemi shumë të kënaqur t’i japim të parin çmim “Trajneri i Muajit” Luciano Spalletit, i cili po tregon se është një nga trajnerët më të rëndësishëm në Europë.

Përvoja e tij për të marrë më të mirë nga lojtarët e ka lejuar Napolin të shprehë një lojë spektakolare dhe në të njëjtën kohë edhe efektive.

Ai ka marrë 6 fitore në gjashtë ndeshjet e para, Napoli ka sulmin e dytë më të mirë me 16 gola, mbrojtjen më të mirë me dy gola dhe të gjitha këto vërtetojnë punën e shkëlqyer të bërë nga trajneri i ekipit kryesues”. / oversport.tv