Mesfushori Lirim Kastrati është blerja më e fundit e Legias së Varshavës. Kosovari po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën zyrtare me gjigandët polakë. Në media raportohet se Legia ka paguar 1.5 milion euro për shërbimet e tij.
22-vjeçari u bashkua me Dinamon e Zagrebit në 16 shkurt të vitit 2020. Vitin e kaluar paraqitjet e Kastratit me rekordmenët kroatë ishin shumë të mira. Ai luajti 41 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 7 asist.
Paraqitjet e mira me klubin bënë që lojtari të grumbullohet edhe me skuadrën kombëtare të Kosovës. Madje kosovari luajti edhe në ndeshjen e parë të turit të tretë të Champions-it këtë sezon kundër Legias.
22 vjeçari është formuar tek ekipi I Shkëndijës së Tiranës dhe më parë ka luajtur eshe për 2 sezone tek Lokomotiva e Zagrebit.
Kastrati do të bashkohet me Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhakën tek skuadra polake, që duket se është e dashuar pas lojtarëve shqiptarë.