Legjenda angleze sulmon Ronaldon: Ai prishi planet që kishte Solskjaer

Largimi i Ole Gunner Solskjaer nga stoli i Manchester United ka hapur kutinë e pandorës.  Gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë personazhe që i kanë dalë në mbrojtje trajnerit norvegjez dhe kanë kritikuar lojtarët.  I fundit është legjenda e Arsenalit, Paul Merson.

Ai ia ka vënë fajin Cristiano Ronaldos. Merson thotë se gjithçka u prish në momentin kur erdhi sulmuesi portugez. “Më vjen keq për Solskjaerin, sepse dukej që kishte një plan të qartë për skuadrën deri në fundin e sezonit të kaluar. Kishte në mendje Sanchon nga një anë dhe Rashfordin në anën tjetër. Cavani do të ishte titullar dhe Greenwood për ta ndihmuar.

Kishte të rinj, shpejtësi, driblime dhe eksperiencë Por në ditët e fundit të merkatos erdhi Ronaldo dhe ai shkatërroi gjithçka. Me Ronaldon nuk mund të luash në kundërsulm. Këtë sezon, Bruno është zhdukur nga fusha. Mos më keqkuptoni sepse Ronaldo është një nga më të mirët, por u bë pika e dobët e kësaj skuadre”, tha ai. /Oversport.tv