Legjenda e Chelsea tall keq “Spurs”-at, “dialogu” Mourinho-Conte epik

Tottenham ka shkarkuar Nuno Espirito Santos pas humbjes së pësuar kundër Manchester United dhe në rrjetet sociale ka pasur reagime të ndryshme.

Një nga më epiket e ka bërë legjenda e Chelsea, francezi Marcel Desailly. Ish-mbrojtësi ka postuar një foto në “Instagram”, me Mourinho sikur i thotë diçka në vesh trajnerit të ri, Antonio Conte.

“Ata të paguajnë që të vish, pastaj të paguajnë që të largohesh… Dhe nuk ke pse të fitosh asgjë. Është e pabesueshme”, janë fjalët e supozuara të Mourinho.

Portugezi vazhdon të paguhet nga Tottenham, edhe pse nënshkroi me Romën vetëm 15 ditë pasi ishte shkarkuar nga londinezët. / oversport.tv