Legjenda e Interit: Bennacer mungesë e madhe, sulmuesit vendosin titullin

Beppe Bergomi, legjenda e Interit, analizoi shkurt duelin e Milanit kundër Torinos, që përfundoi në barazim 0-0.

Për Sky Sport ai u shpreh: “Rebic dhe Ibra janë dy ndryshime në sulm që u mungonin. Pastaj humbën lojtarin më të rëndësishëm, Bennacer, i cili luante mirë dhe me cilësi.

Ai kishte shënuar edhe golin në Cagliari. Pati mungesa të rëndësishme. Sulmuesit vendosin fatin e një kampionati, por Milani po e bën duke luftuar për të shënuar”. / oversport.tv