Milani fitoi titullin kampion për herë të 19-të, pasi mposhti me rezultatin 3-0 skuadrën e Sassuolo në transfertë.
Analizat e specialistëve të ndryshëm janë të shumta, ndërkohë që në Sky Calcio Club ka folur legjenda e Interit, Beppe Bergomi.
“Njëmbëdhjetëshja e Interit është e fortë, ka fituar dy kupa gjithsesi. Por nuk e di, Milani u nënvlerësua, nuk i dhamë hakun”, është shprehur Bergomi. / oversport.tv