“Legjenda vazhdon”, Porto rinovon kontratën me mbrojtësin e njohur 40-vjeçar

Në 26 shkurt mbushi 40 vjeç, por Pepe ka vendosur të mos dorëzohet dhe do të vazhdojë të luajë për Porto, klub me të cilin ka rinovuar kontratën deri vitin 2024.

“Legjenda vazhdon”, me këto fjalë në kanalet zyrtare të klubit, Porto njofton se mbrojtësi Képler Laveran Lima Ferreira, i njohur më shumë si Pepe, ka rinovuar kontratën.

40-vjeçari ka zgjatur bashkëpunimin me klubin portugez edhe për një sezon tjetër. Pepe ka nisur karrierën e tij me Maritimon në vitin 2002 dhe më pas ka luajtur edhe për Porton, Realin e Madridit, Besiktasin dhe aktualisht sërish me Porton. / Oversport.tv