Legjendat “masakrojnë” Pogbanë: Do bëjë budallallëqe edhe 35 vjeç

Mbrëmja e së martës nuk ishte për t’u mbajtur mend nga Paul Pogba, i cili u zëvendësua nga fusha e lojës nga minuta e 69-të. Bëri një ndeshje gri ndaj Atalantës dhe Soskjaer aktivizoi Maticin në vendin e tij. Por francezi nuk e priti mirë këtë lëvizje dhe u rebelua në momentin e zëvendësimit.

Kjo gjë u komentua nga dy legjenda të Manchesterit si Scholes dhe Ferdinand. “Sa vjeç është Pogba? 28? Është një lojtar me eksperiencë mund të themi. Por ai do të bëjë këto sjellje edhe kur të jetë 35 vjeç. Do të vazhdojë të bëjë budallallëqe.

Pogba ka nevojë për njerëz që t’i rrinë sipër kokës që të sillet mirë. Ka nevojë për lojtarë me eksperiencë. Kohën më të rëndësishme dhe më të shkëlqyer si lojtar e kishte te Juventusi. Por përreth tij kishte lojtarë si Pirlo, Chiellini, Bonuçi dhe Buffon. Ka nevojë për këtë lloj trajtimi edhe kur të jetë 35 vjeç”, thotë Scholes.

Edhe Ferdinand vazhdon të njëjtën linjë. “Paul e ka kuptuar që nuk e ka dhënë ende maksimumin dhe më të mirën me fanellën e Manchesterit. Nuk ka të njëjtin vrull si me kombëtaren.

Thonë se ndryshimi i skemës nuk e ka ndihmuar, por nuk ka të bëjë shumë. Ka nevojë për frikë që të mendojë se nuk mund të luajë nëse nuk është në formë”, përfundoi Ferdinand. /Oversport.tv