Leicester rigjen fitoren në Premier, Maddison dhe Vardy fundosin Burnley

Pas 5 javëve pa fitore Leicesteri rikthehet tek suksesi në kampionat, duke fituar 2-0 në transfertë përballë Burnley në një sfidë të prapambetur të Angli-Premier.

Miqtë luajnë më mirë në pjesën e parë dhe i afrohen disa herë golit të avantazhit me Ricardo Pereira, Patson Daka dhe Harvey Barnes, por portieri i vendasve Nick Pope është i pakalueshëm.

Edhe në pjesën e dytë Leicester luan më mirë, por sfida do të zhbllokohej vetëm në minutat e fundit, falë golit të shënuar nga Maddison.

Jamie Vardy vulos fitoren e “dhelprave” me golin e shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Miqtë ngjiten në kuotën e 30-të pikëve, ndërsa Burnley mbetet në zonën që të zbret në kategorinë inferiore. /Oversport.tv

Foto: Burnley FC Twitter

Angli-Premier / E prapambetur

Burnley-Leicester 0-2

Maddison 82’, Vardy 90’