Leipzig “i ngul brirët” Dortmundit, Newcastle shmang humbjen ndaj Brighton

Duele të forta të luajtura në Gjermani e Angli. RB Leipzig ka mposhtur skuadrën e Borussia Dortmund, që shikon Bayern Munich të shkëputet me 4 pikë në krye pas fitores së sotme kundër Freiburg.

“Demat” triumfuan ndaj verdhezinjve me rezultatin e ngushtë 2-1. Nkunku shënoi pas gjysmë ore lojë dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të Leipzig.

Në të dytën Dotmund reagoi dhe barazoi me anë të Reus. Vendasit gjithsesi u hodhën sërish në sulm dhe Poulsen realizoi golin me vlerën e tre pikëve për Leipzig, që ngjiten në vendin e pestë dhe numërojnë 18 pikë.

Në Premier League Brighton humbi mundësinë për të kaluar në klasifikim Manchester United (5), pasi barazoi në shtëpi me Newcastle që po noton në ujëra të turbullta në tabelën e klasifikimit.

Ky duel përfundoi me rezultatin 1-1. Trossard shënoi golin e avantazhit për Brighton me penallti, ndërsa në pjesën e dytë Hayden shpëtoi “Qymyrxhinjtë” nga humbja. / oversport.tv

RB Leipzig-Dortmund 2-1
Shënues:
Nkunku 29’, Poulsen 68’ / Reus 52’

Brighton-Newcastle 1-1
Shënues:
Trossard (pen.) 24’ / Hayden 66’

/ oversport.tv