Leo Messi i habitur nga zëvendësimi, Pochetino shpjegon situatën

Leo Messi u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Pochetino në ndeshjen e PSG-së ndaj Lyon.

Një zëvendësim që nuk solli reagim të mirë nga sulmuesi argjentinas, i cili u befasova nga kjo lëvizje e trajnerit.

Pochetino u shpreh në fund të ndeshjes se trajneri duhet të bëjë zgjedhjet, duan apo nuk duan lojtarët.

“Ne kemi në skuadër 35 lojtarë”, komentoi trajneri, “dhe unë bëj zgjedhjet e mia duke menduar për më të mirën e skuadrës dhe për secilin lojtar.

E pyeta Messin si shkoi ndeshja, dhe më tha se nuk kishte asnjë problem”, konfirmoi Pochetino. Trajneri e qartësoi situatën, por mimika e Messit shpreh të kundërtën.