Ishte në dyshim për ndeshjen kundër Manchester City, por Leo Messi jo vetëm që luajti si titullar kundër skuadrës së Guardiolës, por la edhe shenjën e vet në këtë takim të fituar 2-0 nga francezët, duke shënuar një supergol, të parin me fanellën e PSG-së në këtë sezon.
Ylli argjentinas shënoi golin e tij të 121-të në Champions League, por sërish mbetet i dyti, prapa rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldo, që udhëheq renditjen e golashënuesve me 135 të tillë.
Megjithatë me golin e shënuar dje, të parin me fanellën e PSG-së në kompeticionin më të madh europian për klube, Messi ka vendosur dy rekorde mjaft interesante.
Në 31 ndeshje të luajtura kundër skuadrave të kampionatit anglez, argjentinasi ka shënuar 27 gola. Të gjithë në Champions League dhe të gjithë kundër klubeve më të mëdhaja të Premier Ligës.
Lionel Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Champions League kundër Manchester City, plot 7 të tillë. Gjithashtu ylli i PSG-së është lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër skuadrave të drejtuara nga Pep Guardiola, sërish 7 të tillë (2 kundër Bayern Munich dhe 5 kundër Manchester City). /Oversport.tv
7 – Lionel Messi has scored more UEFA Champions League goals against Man City (7) than any other player, while his seven goals against sides managed by Pep Guardiola (two vs Bayern Munich, five against Man City with him as manager) are also the most of any player. Haunting. pic.twitter.com/wPAYIZTx2R
— OptaJoe (@OptaJoe) September 28, 2021