Leon Goretzka mbetet bavarez, rinovon kontratën me Bajernin deri në vitin 2026

Bajerni i Munihut blindon Leon Goretzkan, që rrezikonte të largohej me parametra zero, pasi i skadonte kontrata ne vitin 2022. Klubi bavarez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares gjermane.

“Me Bajernin kemi fituar gjithçka të mundshme në tre vitet e fundit, por të konfirmosh dhe të përsërisësh këto suksese është akoma edhe më bukur. Këto janë synimet tona për vitet e ardhshme.

Skuadra, klubi dhe ambienti këtu është i veçantë. Përveç lidhjes profesionale kemi edhe lidhje miqësore, jemi si një familje. Kjo përzierje është një nga garancitë e suksesit të këtij klubi. Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën time deri në viin 2026.”-ka deklaruar Goretzka pas rinovimit.

Në javët e fundit ishte folur për një interesim të Juventusit për mesfushorin, që synonte ta merrte me parametër zero në qershorin e ardhshëm. /Oversport.tv