Leonardo: Reali gaboi me Mbappe, me Donnarumma vepruam ndryshe

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar mbi transferimin e Donnarummas nga ekipi i Milan si dhe polemikat që ka patur kohët e fundit me Real Madridin.

Donnarumma me parametra zero – “Ne kurrë nuk kemi punuar prapa krahëve të Milan për të bindur Gigio Donnarumma që të largohet me parametra zero. Nuk kemi folur me të në asnjë moment përpara qershorit, përpara se të përfundonte edhe kontrata e tij. Kemi respektuar ëdo gjë dhe ëdo rregull duke mos bërë presion ndaj portierit që të largohej nga Milan”.

Polemikat me Real Madridin për Mbappe – “Për Kylian Mbappe është diëka komplet ndryshe, sepse Real Madridi ka folur publikisht për të për dy vjet rreshtë. Nuk është normale të thuhet se herët a vonë ai do të vijë te Reali, ne e përmendëm këtë edhe kur ishim në Madrid.

Mbappes i ka skaduar kontrata dhe nuk ka rinovuar ende, por kjo situatë ka ardhur sepse për vite ka pasur presion nga Spanja. Klubi do ta mbajë atë, ai është perfekt për PSG dhe ne nuk po e mendojmë ekipin pa të në vitet e ardhshme”.  / oversport.tv