Leonardo: Respekt për Zidanen, por PSG-ja nuk e ka kontaktuar kurrë

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka sqaruar situatën e trajnerit Mauricio Pochettino duke mohuar lajmet që ai do të marrë drejtimin e Manchester United. Ai gjithashtu ka thënë se mes PSG-së dhe trajnerit Zidane nuk ka pasur kurrë kontakte gjatë kësaj kohe.

“Nuk duam që Pochettino të largohet. Ai kurrë nuk e ka kërkuar diçka të tillë dhe asnjë klub tjetër nuk na ka kontaktuar ne për ta marrë”, tha ai. Gjithashtu gjatë fjalës shpjegoi që nuk kanë folur me asnjë trajner tjetër.

“Ne kemi shumë respekt për Zinedine Zidanen për atë që bëri si trajner dhe si lojtar. Por dua ta them shumë qartësisht se nuk ka pasur kontakte me të dhe asnjë takim”, përfundoi Leonardo. /oversport.tv