Lepizig fiton me poker ndaj Mainzit, zhgënjejnë Leverkusen dhe Freiburg

Leipzig është rikthyer me energji të reja në vitin 2022 pasi mposhti me poker, Mainzin me rezultatin 4-1. Andre Silva hapi siparin e golave, i ndjekur nga Szoboszlai dhe Nkunku.

Ndërkohë që pokeri u plotësua nga autori i goli të parë Andre Silva që plotësoi edhe dygolëshin personal. Golin e nderit për Mainz e shënoi Jae-Sung.

Hoffenheim është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pasi mposhti me rezultatin 3-1 ekipin e Augsburg. Dygolshi i Bebou dhe rrjeta në minutën e fundit nga Raum e bëri të pavlefshëm golin e Gregoritsch.

Nga ana tjetër, kanë zhgënjyer Freiburg dhe Bayer Leverkusen të cilat barazuan 2-2, respektivisht ndaj Arminia Bielefeld dhe Union Berlin. Në barazim është ndalur edhe sfida midis Greuther Furth dhe Stuttgard të cilët përfunduan me rrjeta të paprekura. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 18
Bayer Leverkusen-Union Berlin 2-2
Shënues:
Schick 38’, Tah 84’/ Promel 45’, 50’

Freiburg-Arminia Bielefeld 2-2
Shënues:
Habarer 6’, Woo-Yeong 46’ / Okugawa 60’, Lasme 87’

Greuther Furth-Stuttgart 0-0

Hoffenheim-Augsburg 3-1
Shënues
: Bebou 38’, 44’, Raum 90+3’ / Gregoritsch 5’

Leipzig-Mainz 4-1
Shënues:
Silva 21’, 61’, Szoboszlai 47’, Nkunku 58’ / Jae-Sung 57’