Leroy Sane për Timo Werner? Gazetari i Bild i vë vulën këtij operacioni në merkato

Leroy Sane, edhe pse gradualisht po e merr veten te Bayern Munich me trajnerin Julian Nagelsmann në krye të ekipit, mbetet një emër i përfolur.

Së fundmi ka pasur shumë zëra që e largonin nga kampionët e Gjermanisë. Madje bëhet fjalë për një skenar konkret që e rikthen në Angli.

Gjithsesi, gazetari i Bild, Christian Falk i hedh poshtë zërat për një shkëmbim të Sane me Timo Werner të Chelsea, në janar. /oversport.tv