Letonia i bën gjëmën Norvegjisë, Turqia luan “tenis” dhe i merr vendin e dytë

Norvegjia ka ngecur në një barazim pa gola kundër Letonisë në shtëpi dhe ka zbritur në vendin e tretë, pas fitores së thellë 6-0 që Turqia mori kundër Gjibraltarit.

Norvegjezët dominuan totalisht kundër Letonisë dhe e shënuan një gol me Elyounoussi, por VAR ua hoqi dhe në fund morën një pikë që nuk u vlen aspak, pasi tani janë barazuar me pikë me Turqinë.

Norvegjia duhet të fitonte me çdo kusht, për ta kthyer në një finale duelin e fundit me Holandën e vendit të parë. Turqia nga ana tjetër i mbyll kualifikueset në Mal të Zi dhe tani është favorite për vendin e dytë.

Turqi-Gjibraltar 6-0
Shënues: Akturkoglu 11’, Dervisoglu 38’, 41’, Demiral 65’, Dursun 81’, Muldur 4’

Norvegji-Letoni 0-0

/ oversport.tv