Pas përfundimit të kontratave të Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinas, Lazio ende nuk ka gjetur portierin e ri për sezonin e ardhshëm. Objektivat kryesorë janë Carnesecchi dhe Vicario, por klubi ende nuk ka arritur një marrëveshje.
Megjithatë, Igli Tare ka bërë një lëvizje befasuese për të gjithë dhe ka siguruar shërbimet e portierit që do të mbajë rolin e zëvendësuesit për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Salvatore Sirigu, i cili luan për Genoan që zbriti në Serie B. Palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe shumë shpejtë pritet që Sirigu të veshë fanellën e Lazios. /oversport.tv
Foto: S.S. Lazio, Facebook