Një tjetër futbollist i afruar në merkaton e verës largohet nga Partizani. Bëhet fjalë për mbrojtësin krahut të djathtë, Filip Gligorov.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se 28-vjeçari, i cili në të shkuarën ka luajtur me Vllazninë në Abissnet Superiore, ka ndërprerë kontratën me “Demat e kuq”.
Nga ana e Partizanit ende nuk ka një njoftim. Gligorov është aktivizuar me kryeqytetasit në 7 ndeshje në kampionat, 6 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. / oversport.tv